Këngëtarja e njohur Pink anuloi dy nga koncertet e saj për shkak të një urgjence familjare.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/PINK-101623-2-3a2b9ef14484402187a7f75fcffaa0db.jpg)
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në InstaStory, teksa iu kërkoi falje të gjithë fansave të saj.
“Çështjet familjare kërkojnë vëmendjen tonë të menjëhershme. Iu kërkoj falje të gjithëve”– ka shkruar këngëtarja, ndërsa nuk dha më shumë detaje se çfarë ka ndodhur.
Megjithatë lajmi për anulimin e koncerteve u prit mirë nga fansat e këngëtares të cilët e uruan atë që ti zgjidhë sa më shpejt problemet.
“Kujdes dhe shpresoj se gjithçka është në rregull”, shkroi një fans.
Ndërsa një tjetër vazhdoi: “Shumë dashuri për ty dhe familjen. Ne të gjithë do të jemi aty sa herë që ti të kesh nevojë për ne.”
© Panoramaplus.al

