14 Tetor, 2023

Çfarë ndodhi? Pas “debatit” me Getinjon, Vivien shfaqet në gjendje jo të mirë (Foto)


Ish-banorja e “BBVK” Vivien Thano disa ditë më parë tregoi se varësia e Getinjos nga lojërat e fatit shkaktoi ndarjen e tyre.

“U ndamë sepse luante bixhoz”- tha ajo.

Megjithatë reperi i hodhi poshtë pretendimet e ish-partneres duke thënë që kjo nuk është arsyeja e vërtetë që ata i dhanë fund romancës, ndërsa fansat kanë zgjedhur që të besojnë versionin e tij duke “thumbuar” kështu Vivien.

Mirëpo ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram iu ka bërë thirrje publike atyre që mos ta komentojnë më historinë e tyre.

Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

E prekur nga kjo situatë së fundmi Vivien ka postuar në InstaStory një foto të saj ku shkruan: “O zot ndihem e turpëruar! Ç’dreqin po bën?!

 

 

© Panoramaplus.al