17 Qershor, 2023

Çfarë ndodhi mes tyre? /Nuk u ftua në dasmën e Arbanës dhe Eduartit ashtu si Arbër Hajdari, Zhaklin Lekatari tregon arsyen: Ka të bëjë me…


Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë ditën e sotme në Toskana të Italisë.

Të ftuar në këtë ceremoni martesore janë rreth 120 persona, ku ndër ta janë familjarë të çiftit, miqtë e tyre më të ngushtë si dhe disa nga kolegët e tyre.

Ish-opinionistja e “Big Brother Vip”,  Zhaklin Lekatari ditën e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ka treguar që çifti nuk e kanë ftuar atë në dasmën e tyre.

E pyetur nga moderatori Donald Veshaj se pse çifti e kanë ftuar ish-kolegun e saj  Arbër Hajdarin dhe atë jo, Zhaku tha se kjo ka të bëjë me marrëdhëniet personale, pasi sipas saj dyshja janë më të afërt me kolegun e saj sesa me të.

”Nuk është seksizëm ka të bëjë me marrëdhëniet personale, të cilat me Arbërin i kanë më të zhvilluara dhe me mua më të largëta. Kur njerëzit janë më të afërt me njëri-tjetrin i ftojnë njëri-tjetrin në gëzimet familjare dhe idhnime.”- tha Zhaklina.

 

© Panoramaplus.al