15 Nëntor, 2021

Çfarë ndodhi mes tyre? Iliri i “hap sytë” Sabianit, i tregon defektin që ka pasi e zgjodhi për të luajtur çift


Ilir Shaqiri ka treguar që në javët e para se ka krijuar një lidhje shumë të fortë me Sabianin. Balerini ishte i gatshëm të linte edhe shtëpinë e “Big Brother VIP” kur këngëtari u eliminua nga publiku.

iliri sabiani

Por fatmirësisht, ai kishte një biletë vajtje-ardhje, e si rezultat u rikthye në mesin e banorëve të tjerë. Pasi vëllai i madh i bëri të ditur se në vazhdimësi do të duhet të laujnë në çift, Iliri zgjodhi pikërisht Sabianin si aleat të tij.

Mirëpo, kohët e fundit, balerini ka vënë re një detaj në sjelljen e tij, i cili po e penalizon. Iliri i tha Sabianit se ka shumë besim te të gjithë konkurrentët dhe mendon se edhe ata do t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë. Ai e paralajmëroi artistin që të “mos i jepet” kaq shumë njerëzve, sepse janë aty brenda për lojë.

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Më ka nxjerr Zoti atje ku… rri ti, s’di gjë ti.

Iliri: Defekti yt i vetëm e di kush është?

Sabiani: As kam asnjë defekt. Defektin e di vetëm Zoti o vëlla.

Iliri: Jo, do ta them kush është defekti? Që ke shumë besim te njerëzit.

Sabiani: S’kam besim… kam besim te Zoti o shok.

Iliri: Lëre tani, mos m’u fut në tema teologjike.

Sabiani: Unë e përkufizoj vetëm si dua unë gjërat.

Iliri: Ti i jepesh njerëzve.

Sabiani: Do mbaj rezerva?

Iliri: Ti i do njerëzit.

Sabiani: Normal që i dua.

Iliri: Ti mendon se njerëzit ta kthejnë me të njëjtën monedhë, por nuk është kështu.

Sabiani: Po s’ma kthyen, ma shpërble i madhi Zot. I ruan Zoti kalamaqet.

Iliri: Zoti është tjetër gjë.

Sabiani: Është kryesori.

Iliri: Është kryesori, por në këtë rast unë po të them që këtu brenda ku jemi…

Sabiani: As këtu brenda, se unë s’do ndërroj nga situata, se jam këtu brenda dhe do bëj ndryshe.

Iliri: Ti i jepesh shumë njerëzve edhe mendon që do të ta kthejnë edhe vetë ma ke thënë që në të kaluarën…

Sabiani: Kurrë mos e kthefshin!

Iliri dhe Sabiani janë një ndër çiftet e nominuara këtë javë. Çifti tjetër është Beniada dhe Einxhel. Por ndryshe nga herët e tjera, votimi do të bëhet për të shpëtuar njërin prej tyre, në mënyrë që të ketë mundësinë të vazhdojë lojën.

© Panoramaplus.al