2 Shtator, 2022

Çfarë ndodhi? Maluma shfaqet papritur në spital, ylli latin do t’i nënshtrohet operacionit në…


Këngëtari i njohur latin Maluma, ka shqetësuar fansat e tij pasi është shfaqur në spital.

Vetë ylli latin, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto nga një spital në Medelin. Maluma lajmëron se do t’i nënshtrohet një opeacioni në gju, teksa shprehet optimist se gjithçka do të shkojë mirë.

“Fytyrë e mirë në mot të keq” ? Tashmë po shkoj për një operacion të vogël në gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat!!”- shkruan Maluma krahas fotos.

Disa kohë më parë këngëtari i njohur shijoi disa ditë pushimi në Ishujt Baleare.

Këngëtari kolumbian u fotografua me të dashurën e tij Susana Gomez në një jaht duke lundruar në detet e ishullit parajsor Formentera.

Këngëtarja i ‘reggaeton’ dhe Susana Gomez kishin marrë me qira një jaht luksoz për të kaluar disa ditë në Spanjë dhe sigurisht shkrepën disa foto për Instagram. Paparacët e kanë kapur çiftin gjatë udhëtimit të tyre në Formentera dhe kanë shkrepur disa foto në të cilat Susana i bën foto Malumës

© Panoramaplus.al