29 Qershor, 2023

Çfarë ndodhi? Madonna gjendet pa ndjenja, ylli i muzikës Pop dërgohet me urgjencë në spital


Këngëtarja e njohur Madonna ditën e djeshme është dërguar me urgjencë në spital pasi u gjet pa ndjenja.

Artistja është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një infeksioni bakterial.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë menaxheri i ikonës së muzikës, Guy Oseary, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Të shtunën më 24 qershor, Madonna  është sëmurë rëndë pas një infeksioni bakterial dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital”, shkroi Oseary në postimin në Instagram.

Më pas shtoi: “Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor”.

Mirëpo si pasojë e gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, ylli i popit u detyrua që të shtyjë turneun e saj të shumëpritur ‘Celebration’.

Menaxheri i saj gjithashtu tha se do të informojë publikun sapo ajo të bëhet më mirë dhe do të tregojë datën e filimit të turtneut të lënë pezull.

“Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi ato, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”, tha ai.

Një i afërm i këngëtares tha për Daily Mail, se artistja ishte në një gjendje shumë ytë rëndë shëndetësore saqë familjarët e saj ishin përgatitur për më të keqen.

“Për dy ditët e fundit, askush nuk e dinte se si do të bëhej këngëtarja dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen,” tha burimi.

 

© Panoramaplus.al