Gjatë “BBV” dhe pas përfundimit të tij ish-konkurentët e këtij reality shoë fituan pëlqimin e mijëra fansave. Një ndër më të pëlqyerit që fitoi zemrat e mijëra teleshikuesve ishte Luiz Ejlli, i cili u shpall edhe fitues i spektaklit.

Mirëpo së fundmi preferencat e publikut kanë ndryshuar dhe këngëtarit shkodran ‘kurorë’ ia ka rrëmbyer ish-banori Ronaldo Sharka, i cili që pas daljes nga “BBV” ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale duke argëtuar fansat me gallata dhe meme të ndryshme.
10.Në vendin e 10 renditet këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli, i cili kohët e fundit numri i ndjekësve të tij në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, duke humbur 3 mijë fansa.
9.Efi Dhedhes rënditet në vendin e 9 duke qenë se që nga java e kaluar ajo ka humbur 2 mijë ndjekësa duke shkuar në 577 K.
8.Vendin e 8 e zënë Deamichele Hoxha, pasi që nga java e kaluar ish-banorja ka humbur rreth 1 mijë ndjekësa në Instragram.
7.Këtë javë Jori Delli renditet në vendin e 7, pasi modelja ka arritur që të fitojë pëlqimin e publikut duke fituar kështu rreth 1 mijë fansa.
6.Ish-banorja dhe konkurrentja e “Kepit të Vipa-ve” Keisi Medini është në vendin e 6 duke shtuar kështu 1 mijë ndjekësa në Instagram që nga java e kaluar.
5.Vendin e 5 e zën këngëtarja e njohur Nita Latifi e cila vazhdon që të jetë mnjë ndër të preferuarat e publikut duke shtuar kështu çdo javë ndjekësa të rinj dhe këtë herë ajo vjen me 1 mijë fansa më shumë.
4.Ish-banorja dhe moderatorja e “Kepit të Vip-ave”, Kiara Tito gjithashtu ka fituar 1 mijë ndjekësa duke u renditur kështu në vendin e katërt. Nga 730 K ka shkuar në 731 K.
3.Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e këtij sezoni të BBV më të suksesshëm dhe që arriti të fitonte shumë fansa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Maestro po ashtu ka fituar 1 mijë ndjekës.
2.Aktorja e njohur Olta Gixhari e cila kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar me publikun duke ndarë me ta foto dh e video ka fituar 1 mijë ndjekësa, duke shkuar kështu në vendine dytë.
1.Pas daljes nga “BBV” Ronaldo Sharka ka qenë mjaft i përfshirë me fansat, duke i argëtuar ata me disa postime qesharake dhe meme, ndërsa këtë javë ai ka zënë vendin e parë duke u bërë kështu isgh-banori më i pëlqyer duke fituar 4 mijë ndjekës më shumë.
© Panoramaplus.al
