30 Shtator, 2023

Çfarë ndodhi? Kim Kardashian injorohet hapur nga Anna Wintour në Javën e Modës në Paris, fansat janë të bindur se… (Video)


Ylli televiziv Kim Kardashian dhe Anna Wintour ishin ndër të ftuarat që morën pjesë në shfaqjen e Javës së Modës në Paris, ku Victoria Beckham prezantoi koleksionin e ri të markës së saj.

Mirëpo në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë që themeluesja e “Skims” u injorua nga 73-vjeçarja teksa ajo takoi David Beckham, i cili ishte i ulur krahas saj.

Kim Kardashian dhe Anna Wintour në shfaqjen e Victoria Beckham në Javën e Modës në Paris.

Për të mos mjaftuar kjo në video duket qartë që Kim dhe kryeredaktorja e “Vogue” ishin afër njëra-tjetrës, ndërsa sapo 42-vjeçarja u afrua për tu ulur në vendin e saj Wintour u ngrit dhe u largua.

Ky veprim i 73-vjeçares nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit të cilët komentuan gjestin e saj në rrjetet sociale.

Ana ka lëvizur ndenjëset?”, pyeti një person në Twitter.

“Oh Anna ishte e mërzitur”, tha një tjetër.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ylli televiziv dhe kryeredaktorja e “Vogue” shihen mjaft të ‘ftohëta’ në publik, pasi një vit më parë gjatë Javës së Modës në New York, kjo e fundit e injoroi Kimin.

© Panoramaplus.al