Reperi i njohur Kanye West nuk po i ‘ndahet’ problemeve ligjore, pasi së fundmi ai është akuzuar nga një ish-punonjës i shkollës së tij private në Kaliforni, sipas Guardian.

Sipas padisë së paraqitur në gjykatën e lartë të qarkut të Los Anxhelosit, Meadows pretendon se reperi e ka hequr atë nga puna dhe sipas tij kjo ndodhi në shenjë hakmarrjeje, pasi ai i kishte thënë atij se shkolla nuk ofron siguri për fëmijët.
Meadows filloi të punonte në shkollë si ndihmës drejtor në vitin 2020, duke fituar 18,400 dollarë në muaj, teksa tregoi për Guardian se reperi i kishte premtuar atij që do t’ia paguante qeranë e shtëpisë afër shkollës, në Calabasas.
Mirëpo sipas ish-punonjësit vetëm tre muajt e parë të qirasë së tij ishin paguar, ndërsa tha se West kishte ‘shkelur’ kotratën sepse ai i kishte ndërprerë ndihmën dhe pezulluar nga puna vetëm sepse ai i shkrehi West shqetësime për kushtete degraduara të shkollës.
Kujtojmë që Akademia Donda u mbyll në vitin 2022, pasi mori një mori me vrejtje nga qytetarët , ndërsa sipas zyrtarëve shkolla po planifikohet që të hapet sërish në shtatort të 2023.
© Panoramaplus.al

