2 Shtator, 2023

Çfarë ndodhi? Grimerja e njohur e VIP-ave ‘thumbon’ Taynen dhe Morenën: Sa shan me ‘fake account’, ma mirë…


Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq mesa duket nuk ruan marrëdhënie të mira me disa nga këngëtaret shqiptare.

Fansat e kanë vënë re këtë gjë, ndërsa gjatë një bisede virtuale që ajo ka zhvilluar së fundmi në Instagram, një ndër ta e ka pyetur se pse Morena ia ka hequr followin, ndërsa tregoi se këngëtarja  e ka ofenduar me ‘fake acounts’, Sellma tha se është e drejta e çdo njeriu të veprojë si të dojë.

Është e drejtë e çdo njeriu të veprojë si të dojë. Nuk e di saktë për cilin person e keni fjalën por follow/ unfollow ekzistojnë që prej ekziston Instagrami. Kush çfarë do le të bëjë. Është Instagrami i vetë, ka dikujt që si interesojmë, ia prishim tripin, sa shan me ‘fake account’, ma mirë le te bën unfollow. Hajt ditën e mirë.”- tha Sellma.

Nuk dihet nëse grimerja e kishte fjalën për Morena Tarakun apo jo, megjithëse kjo e fundit nuk e ndjek atë në Instagram.

Nga ana tjetër ajo gjithashtu u pyet nga një tjetër ndjekës se pse nuk i bën më makijazh Taynës, ndërsa nuk iu përgjigj me fjalë grimerja bëri disa mimika ironizueze duke lënë të nënkuptohet se as me këtë  këngëtare nuk ka marrëdhënie të mira.

© Panoramaplus.al