Këngëtarja Fjolla Morina i ka habitur të gjithë me veprimin e saj të fundit ku ka sulmuar publikisht disa nga vajzat e njohura të showbizit shqiptar.

Bëhet fjalë për Morena Tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën, ku nëpërmjet një postimi në Instagram, artistja i ofendon duke i quajtur ‘l*vire’.
“1 lavirja Morena, 2 Arbnore, Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua mbajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.

Më pas këngëtarja ka sulmuar gjithashtu dhe menaxherin e disa personazheve të njohur, Jetmir Aga duke shkruajtur krahas emrit të tij “Krim i organizuar”.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes Fjollës dhe personazheve që ajo ka përmendur në postimet e saj por duket qartë se raportet mes tyre janë prishur.

© Panoramaplus.al

