Modelja shqiptare e famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj ka vendosur që të shkëputet për një periudhë kohore nga rrjetet sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në InstaStory.
Në postimin e e bërë Emina ka treguar se arsyeja që çoi në marrjen e këtij vendimi është lufta aktuale mes Palestinës dhe Izraelit, nga e cila kanë ndërruar jetë shumë njerëz.
“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”– ka shkruar modelja.

© Panoramaplus.al

