11 Shtator, 2022

Çfarë ndodhi? Elvana Gjata anulon koncertin në Zvicër, shkak problemet…


Kjo verë ka qenë e mbushur plot me koncerte për Elvana Gjatën.

Së fundmi, këngëtarja ka dhënë një lajm të trishtë për fansat e saj. Elvana ka postuar së fundmi një njoftim në InstaSory ku thuhet se për shkak të disa problemeve shëndetësore, ajo nuk mundet të performojë në koncertin që do të zhvillohej në Zvicër.

Duke mos dhënë më shumë detaje, këngëtarja i ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave të saj dhe i ka premtuar se shumë shpejt do të caktojnë një datë tjetër për të mbajtur koncertin.

“Na vjen shumë keq t’ju njoftojmë se koncerti në Avalon Luzern nuk do të zhvillohet. Shkaqe shëndetësore e bëjnë të pamundur mbrëmjen e sotme, por do të përpiqemi për të caktuar një datë të ardhshme sa më të afërt”- thuhej në postim.

Rikujtojmë se pak kohë më parë reperi u shpreh se nuk e mbyll karrierëne tij  pa bërë një këngë me Elvanën, që e konsideron si ‘diva’. Në një intervistë Noizy tha se e ka diskutuar këngën ‘Na jena mbretër’ dhe do donte shumë mos ta kishte përmendur. Por, gjithsesi shtoi se kjo këngë është tanimë një hit.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga veprimi i fundit i Elvana Gjatës pas koncertit “Alpha Show”, që u mbajt me 14 gusht.

Këngëtarja ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!” Ndërsa reperi e ka ripostuar story-n krahas së cilit e cilëson Elvana Gjatën si “ikonë.”

© Panoramaplus.al