Aktori i njohur Joshua Jackson dhe bashkëshortja e tij Jodie Turner-Smith i kanë dhënë fund martesës së tyre pothuajse 4-vjeçare.

Sipas Page Six ka qenë aktorja e cila së fundmi ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc.
Në dokumentet e siguruara nga po e njëjta media, Jodie ka treguar se shkaku u ndarjes kanë qenë mosmarrëveshjet që ata kanë pasur me njëri-tjetrin dhe ajo kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Janie.
37-vjeçarja, kërkoi që të mos kishte mbështetje bashkëshortore nga ana financiare, duke treguar se ajo dhe partneri i saj kanë bërë një marrëveshje paramartesore.
Kujtojmë që dyshja u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes në vitin 2018 gjatë festës së ditëlindjes së saj, ndërsa u fejuan fshehurazi rreth një vit më pas.
Dyshja u martuan në 2019, ndërsa një vit më pas 45-vjeçari dhe Turner-Smith sollë në jetë vajzën e tyre.
© Panoramaplus.al


