Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka pasur përsëri një moment emocional ku shpërtheu edhe në lot, teksa po dëgjonte këngën e vëllait të saj, Alban Ramosaj.

Banorët po rrinin së bashku në oborr ku në sfond u dëgjua kënga “Theje”, të cilën Beatrixa e kishte dëgjuar më parë edhe live në Pallatin e Kongreseve. Që në nisje të këngës Beatrixa u prek, dhe nisi të qante ndërsa banorët e tjerë po mundoheshin ta qetësonin. Ishte Donaldi ai që e përfqafoi, ndërsa Dj Dagz dhe Egzona po e këndonin së bashku.
Ndërkohë vihen re edhe komentet e ndjekësve të cilet duket se kanë kritikuar shpërthimet emocionale të banorëve, pasi shkruajnë se janë lodhur duke i parë të prekur dhe nëse janë kaq keq, duhet të dalin.

Gjithashtu ndjekësit nuk e ka kanë harruar ende lajmin që qarkulloi disa ditë më parë në rrjet e emri i këngëtares është Behigje Ramosaj dhe jo Beatrix Ramosaj. Ata nëpër komente e kanë quajtur këngëtaren Behigje, pavarësisht se e ëmë dhe vëllai i saj e përgënjeshtruan lajmin, madje postuan një foto të pasaportës së këngëtares.

Më pas u dëgjua kënga e Sabian Medinit, ish-banorit të Big Brother, ku nuk munguan të qeshurat me shakatë e Donaldit me Monikën dhe Ilirin për këngën “Tradhëtare”.
© Panoramaplus.al
