Aktorja e njohur italiane, Beatrice Luzzi mbrëmjen e djeshme është futur në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ku ka surprizuar miken e saj Heidi Baçi.

Dy vajzat janë njohur me njëra-tjetrën në “Grande Fratello”, eksperiencë kjo që Heidi e la në mes pas vizitës së të babait të saj, i cili nuk dëshironte që vajza e tij të qëndronte më në këtë shtëpi, për shkak të afermitetit të saj me aktorin disa vite më të madh se ajo.

Beatrice ka udhëtuar nga Roma drejt Shqipërisë për të takuar miken e saj, së cilës i dha edhe një mesazh.

Aktorja i tha Heidit që mos të dorëzohet dhe të jetë vetëvetja në këtë garë për të fituar çmimin e madh, ndërsa përsa i kërket romancës së banores me aktorin Romeo Veshaj, Beatrice tha se historia e dashurisë së çiftit është shumë e bukur dhe nuk duhet ti lejojë të tjerët që të ja prishin.
“Të lutem mos u dorëzo. Jam shumë krenare për ty. Mbaje atë qetësi sepse je shumë e fortë. Mos bje pre e të bërtiturave aty brenda. Qëndro vetëvetja dhe me atë buzëqeshje të mrekullueshme që ke. Ti ke një intuitë të paparë e dashur dhe ke besim te intuita jote. Kjo histori dashurie është shumë e bukur dhe mos i lejo të tjerët që të ta marrin”- i tha Beatrice.
© Panoramaplus.al
