1 Korrik, 2021

Çfarë ndodh brenda dyerve të shtëpisë së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit? Moderatorja rrëfehet për jetën private


Marina Vjollca është shumë e rezervuar për jetën private, pavarësisht se në rrjetet sociale të saj dhe të bashkëshortit, Getoar Selimit, gjenden disa foto apo video ku shihen në kahët e njëri-tjetrit.

marina vjollca getoar selimi (8)

Së fundmi, moderatorja ka folur për jetën private në një intervistë për revistën “Who”.

marina vjollca getoar selimi (9)

Të gjithë janë kuriozë të dinë se si po shkon martesa e biondes seksi me reperin e njohur kosovar, Getoar Selimi.

Në lidhje me këtë, Marina tha: “Për marshallah. E thashë popullorçe fare. Çdo ditë e më tepër që kalon, aq edhe më shumë e duam dhe bëjmë për njëri-tjetrin.

Luftojmë dhe jetojmë për ta ndërtuar më shumë harmoni martesën tonë, familjen tonë. Monotone martesa mund të bëhet që ditën e parë, nëse nuk kemi qëllimet dhe idetë e njëjta për njëri-tjetrin. Shijojmë çdo ditë dashurinë e gjysmave tona për të forcuar ‘të qenit një’”.

marina vjollca getoar selimi (2)

Brenda dyerve të shtëpisë, Marina tha se jeta e saj është si e çdo shqiptari, “me dashuri, grindje, me muzikë, gatim, e çdo gjë që e bën jetën tonë”.

marina vjollca (5)

Por, a di të gatuajë Marina?

marina vjollca (6)

Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”,- ishte përgjigja e Marinës.

marina vjollca (2)

© Panoramaplus.al