Dy ditë më parë, dy nga yjet e muzikës botërore, Madonna dhe Maluma kanë publikuar një këngë të titulluar “Medellin”. Brenda 24-orëve ajo arriti që të merrte 3 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-t, e ndërsa tani ka më shumë se 7 milionë.

Lidhur me këto klikime ka reaguar këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, e cila ka thumbuar keq kolegët e saj.

Në një postim në “Instastory” ajo ka publikuar një foto të shkrepur nga “Youtube” dhe shkruan: “3 milion për 24 orë. Madonna dhe Maluma, po çfarë janë Maluma dhe Madonna përpara 1-shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapen për një orë!”.

Eni ka vendosur që të mos përmendë emra konkretë, madje në një postim të dytë ajo shpjegon arsyen se pse ka bërë këtë reagim.


