Modelja e njohur Emina Çunmulaj është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video nga përditshmëria e saj.

Ajo publikon shpesh edhe foto e video të familjes së saj. Së fundmi ajo ka ndarë me fansat e saj një foto me bashkëshortin.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku bie në sy një fjali e pakëndshme nga një ndjekëse.

“Më falni çfarë janë, babë e bijë apo bashkëshortë?”, i shkruan ajo, të cilës Emina i përgjigjet duke e lënë atë me gisht në gojë: “E ti këtë në foto çfarë e ke, gjysh?”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
