Moderatorja e sportit, Lei Kraja, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Ftesë në Pesë”, ku ka folur rreth angazhimeve të saj më të ri në emisionin sportiv të verës. Gjithashtu ajo ka zbuluar më tepër edhe nga jeta e saj personale.

Gjatë bisedës në studio, Lei zbuloi se kishte patur një moment dobësie para që të niste transmetimi live. Ajo u shpreh se është natyrë shumë e ndjeshme dhe në situata të ndryshme bëhet edhe pak dramatike, madje ka raste që përfundon edhe duke qarë.

E kështu i ndodhi edhe ditën e djeshme, vetëm pak orë se të mbërrinte në studiot e “Top Channel”. Moderatorja simpatike rrëfeu se kishte lënë rregullimin e fustanit për moment të fundit, e nga frika se do të bëhej vonë për të arritur në kohë në emision, kishte nisur të qante.
“Jam dramë, jam tipike gaforre, që qan për çdo lloj gjëje”, tha ajo.
© Panoramaplus.al
