Gjiko ka publikuar dje një video në llogarinë e tij në Instagram, e cila fillimisht i shqetësoi fansat e reperit për gjendjen e tij shëndetësore.

Artisti shfaqej në spital, i shtrirë në krevat, dhe duke u ankuar për dhimbje. Por, me vazhdimin e videos, u kuptua se kjo ishte një mënyrë e zgjedhur nga Gjiko për të njoftuar projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me Ermal Fajzullahun dhe dueti do të publikohet ditën e nesërme, më 5 qershor.

“Isha te spitali, më thanë ti je mirë, por kënga shumë e smut”,- shkroi artisti krahas postimit.

Në fund të videos dëgjohet një pjesë e këngës së re të dy këngëtarëve.

Gjiko para pak kohësh u bë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja e tij, Elita Rudi, solli në jetë një vajzë, që e pagëzuan me emrin Bota. Ata janë edhe prindër të një djali, që quhet Zëri.
© Panoramaplus.al
