Fero është kthyer së fundmi në një nga reperët më të komentuar në media e rrjetet sociale. Pak ditë më parë, ai u largua nga labeli që e bëri të suksesshëm, “On Records”.

Pas përfundimit të kontratës, Fero e nisi rrugën e tij si artist i pavarur. Madje fansat e tij po prisnin që reperi të publikonte ndonjë këngë të re apo të riniste koncertet.
Por sot ai ka bërë një postim në “Instagram”, ku i ka “mërzitur” fansat e tij. Reperi ka treguar se në muajt e ardhshëm nuk do të ketë asnjë koncert për arsye që ende nuk i ka bërë të ditura.

Fero u premton fansave të tij se kur të rikthehet, do të jetë diçka legjendare. “Të dashur fansa, lajmërim: I anulloj të gjitha koncertet në muajt e ardhshëm, do të më mungoni shumë, por kur të kthehem në koncert do të jetë diçka legjendare dhe nuk do vij vetëm, do ua sjell një mysafir special”, ka shkruar reperi në “Instagram”.
© Panoramaplus.al
