18 Korrik, 2019

Çfarë i ndodhi? Ermal Mamaqi rrëzon me nerva Donaldin nga karrigia (VIDEO)


Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, do të jetë i ftuari i radhës bë emisionin “3shat”.

Bora Zemani ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” videon promo të emisionit, ku e pyet Ermalin se “kur do e lejë Elvanën?”.

E ndërsa presim se si do të jetë përgjigja e Mamaqit, pamjet në video na shfaqin edhe një shpërthim të moderatorit, i cili rrëzon nga karrigia njërin nga binjakët, Donald Veshaj.


Nuk dihet ende se çfarë i ka thënë Donaldi, që Ermali reagoi në atë mënyrë. Por sigurisht që e gjitha do të jetë në formën e një shakaje.

© Panoramaplus.al