Ana Lika prej kohësh nuk ka folur më për jetën e saj private dhe të gjithë fansat e dinin se aktorja është beqare. Mirëpo, disa foto të publikuara ditën e djeshme në Instastory nga Ermal Mamaqi ngritën dyshimet se balerina i ka dhënë fund beqarisë.

Ermali publikoi fillimisht një foto nga “ceremonia” e fejesës së Anës, krah së cilës shkroi: “Shkoi dhe u fejua e shkreta”. Më pas, aktori ndau një tjetër imazh, në të cilin Lika shfaqej e ulur dhe e përhumbur në mendime.

“Ana Lika para se të fejohej…”, ishin fjalët me të cilat Ermali mbishkroi imazhin.

Nuk vonoi shumë, dhe Ana ndau të njëjtat imazhe në Instastory-n e saj e përkrah tyre mbishkroi: “Kur shkuam t’i kërkonim dorën këtu eee?”.

Ndërsa në foton ku duket Jonida Vokshi duke u bërë gati në një parukeri, Ana shkroi: “Edhe unë vetë e kam surprizë fustanin edhe burrin. Ça emocionesh”.

Mirëpo, në foton e parë Ana shihet krah Inis Gjonit, Jonida Vokshit dhe Ermalit, të cilët janë aktorët e përzgjedhur për serialin “H.O.T” të Mamaqit që do të publikohet së shpejti. Kjo tregon se Ana nuk është fejuar në të vërtetë dhe se kjo është vetëm një nga skenat e xhiruara të filmit.


