15 Nëntor, 2022

Çfarë do t’i rrëfeje priftit? Përgjigjet Adelina Tahiri: Nëse është gabim të dua…


Këngëtarja Adelina Taihri është një ndër konkurrentet e spektaklit “Dance Albania”. Artistja dhuroi një performancë me lëvizje goxha provokuese.

Pas performancës, Adelina u vu përballë disa pyetjeve të moderstores:

 “Nëse do të shkoje në kishë, për çfarë do t’i rrëfeheshe priftit?”- e pyeti Alketa Vejsiu.

“Nëse është gabim që dua dikë shumë, të më falësh”- u përgjigj Adelina.

Këngëtarja tregoi  gjithashtu dhe dhuratën që mori nga bashkëshorti i saj:

 

Pjesë nga biseda:

Alketa Vejsiu: Ato lulet e kuqe që erdhën me çfarë rasti?

 

Adelina Tahiri: Unë kisha 1 javë pa e takuar burrin. Ne jemi shumë të lidhur familjarisht dhe për mua është shumë 1 javë kur kam mungesën e burrit dhe të çunit, kështu që erdhi me një buqetë të madhe me lule dhe i them se të dua shumë.

 

Alketa Vejsiu: Të kesh fatin e Adelinë, shumë bukur apo jo?

 

Adelina Tahiri: Kjo ishte ajo që do të rrëfeja. Do t’i thoja “nëse është gabim që dua dikë shumë, të më falësh”.

 

Alketa Vejsiu: Kjo është gjëja më e bukur në botë. Sa mirë që të ka ndodhur.-*`

© Panoramaplus.al