25 Janar, 2019

Çfarë do të ndodhë tani me Kidën? Përfundon kontratën me kompaninë muzikore


Këngëtarja e njohur Kida nuk është më pjesë e ONREKORDS. Ajo ka zbuluar se ka përfunduar kontratën me kompaninë muzikore.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Kida shkruan se pa ndihmën e stafit nuk do të ishte aty ku është sot.

Në statusin e saj, këngëtarja ka vendosur që të mos zbulojë se te cila kompani e re muzikore do të bëjë pjesë, por fansave u premton se do të vijë me projekte të reja në vazhdim.


“Të dashur fansa, miq dhe kolegë, njerëz pa vlerësimin e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot! Dua t’ ju lajmëroj qe nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë ONRECORDS. Publikisht dua të falënderoj të gjithë stafin e punës për punën e palodhshme deri më sot që kanë qenë pjesë e udhëtimit tim dhe kemi bërë së bashku një punë të madhe e të palodhshme më shumë dashuri. Unë do të vazhdoj të sjell projekte të reja në vazhdim! Faleminderit shumë ♥”, shkruan Kida bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me anëtarët e grupit ONRECORDS.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al