11 Korrik, 2022

“Çfarë do të bënit për dashurinë?” Si rrallëherë, Fjoralba Ponari publikon foton romantike me të dashurin


“Çfarë do të bënit për dashurinë?”

 Ka qenë kjo pyetja e Fjoralba Ponarit për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku u shfaq krah partnerit. Si rrallëherë, moderatorja ka publikuar një foto me të dashurin e saj Françeskon në Instagram.

Dyshja shihen në një moment romantik teksa Françesko i dhuron një puthje në faqe moderatores. Kjo e fundit ka treguar se duke qenë se nuk është personazh publik të dashurit të saj nuk i pëlqen të ekspozohet në rrjetet sociale. Për këtë arsye, Fjoralba nuk poston shpesh me të.

Pak muaj më parë e ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se partneri i saj është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.

Kohë më parë Fjoralba deklaroi se emisionin e saj “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba asokohe.

Duket se Fjoralba dhe Françesko janë gati për faza më të mëdha në jetën e tyre.

© Panoramaplus.al