12 Gusht, 2023

“Çfarë do të bëje pa atë fizikun tënd?”, Erjona Sulejmani i përgjigjet ngacmimit të fansit: Nëse nuk përdor…


Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani është shumë aktive me rrjetet sociale, ku ndan me fansat foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa nuk munguan as ngacmiment nga ana e tyre.

Çfarë do të bëje pa atë fizikun tënd?’ e pyeti një ndër fansat, ndërsa ajo tha se ndryshimi është truri dhe jo bukuria, pasi sipas saj nëse nuk përdor zgjuarsinë nuk mund të arrish askund.

Djema, mbani mend një gjë, ndryshimi është truri dhe jo bukuria. Nëse nuk përdor kokën nuk do të arrish askund”, ka shkruar Erjona.

© Panoramaplus.al