Luiz Ejlli, Kiara Tito, Dea Mishel dhe Mikela Pupa kanë dalë këtë javë në nominim.

Këngëtari është shprehur pas mbrëmjes së “Prime”-t se ndihet fajtor se moderatorja ka shkuar në nominim për shkak të situatës mes tij.
Gjatë një bisede me banorët në oborr, Luizi është pyetur nga Bjordi se çfarë do të bënte nëse Kiara do të eliminohej nga “BBVIP”.
Pa hezituar aspak, këngëtari u përgjigj duke thënë se do të dalë dhe ai.
“Dal edhe vetë. Po nuk del kjo. Po doli dal edhe unë.”
View this post on Instagram
Këngëtari është shprehur më herët se nëse nuk del nga shtëpia ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar. I pyetur nga Nita nëse është i sigurt që dhe Kiara ka një pëlqim ndaj tij, ai thotë:
“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do ktherhem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka”.
© Panoramaplus.al
