1 Nëntor, 2019

Çfarë bën reperi serb me flamurin shqiptar në dorë? (Video)


Mund të duket e çuditshme por në videoklipin e reperit serb Aleksandar Milosavljeviç shfaqet flamuri shqiptar.

Kënga e tij me titull “Cani Sciolti” është xhiruar në Zvicër dhe në sfond shihen një makinë e mbuluar me flamur shqiptar dhe një makinë e mbuluar me flamurin zviceran.

Kjo këngë flet për miqësinë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Reperi i cili njihet me emrin artistik Aki Aki, është shumë i popullarizuar tek të rinjtë dhe kënga e tij ka marrë mijëra klikime në ‘Youtube’.

© Panoramaplus.al