25 Shkurt, 2022

“Çështje kulturore, jo politike”/ Pas konfliktit me Ukrainën, flasin përfaqësuesit e Eurovisionit: ‘Rusia sërish pjesë e këtij festivali’


Teksa Rusia filluar një luftë të pamëshirshme ndaj Ukrainës, duket se ky fakt nuk do ta pengojë aspak Rusinë të marrë pjesë në festivalin e famshëm “Eurovision”, që këtë vit do të mnahet në Itali.

Organizatorët e këtij evenimenti që shtrihet në ‘korrniza’ botëror e quajtën “një ngjarje kulturore, jo politike”.

Ata janë shprehur se gjatë muajit Maj do të presin pjesmarrësit nga Rusia dhe Ukraina.

“Ne sigurisht që do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, shtuan ata.

Shumica e publikut janë shprehur se ky vendim është i padrejtë, mirëpo nuk është në dorën e tyre.

Ju rikujtojmë se këtë vit vendi ynë do të përfaqësohet nga “Sekreti” i Ronela Hajatit në Torino në Italisë në 2022.

Këngë kjo që po bën namin në platfomën “You Tube”, sepse është renditur e dytë nga këngët më të dëgjuara të Eurovisionit.

© Panoramaplus.al