4 Tetor, 2018

Çdo gjë perfekte, Ingrid Gjoni hap dyert e shtëpisë luksoze në plazh (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Ingrid Gjoni ka hapur dyert e shtëpisë që ka në plazhin e Gjirit të Lalzit për emisionin “Rudina”. Ajo është shprehur se kjo shtëpi ka një veçanti për të, pasi çdo gjë e ka zgjedhur vetë Ingridi në vetëm një muaj.

Gjoni ka zgjedhur që mos të kishte arkitekt, pasi është këshilluar nga revistat e arredimit. Ajo çfarë bie në sy në shtëpinë e saj, është se dominon ngjyra e bardhë dhe ajo bezhë.

“Ishte e lodhshme, por e kam bërë gjithçka me shumë qejf. Nuk jam arkitekte, por kam pasur shumë dëshirë të merrem vetë me këtë pjesë, më ka shijuar shumë. E kam kaluar gjithë verën këtu, por nuk e kam shijuar. Desha të bëj diçka të veçantë… Dhe them se ia kam arritur “ – shprehet ajo.

Këngëtarja ka shpjeguar se e kishte ëndërr të kishte një shtëpi me bahçe, pasi gjithë jetën e ka kaluar në pallat.

“Aq qef kam, saqë jam gjithë kohës me zorrë në dorë duke vaditur jashtë”, tha Ingrid Gjoni.


Panorama Plus

© Panoramaplus.al