6 Korrik, 2023

“Çdo gjë e ka një fund”/ Pak javë pasi konfirmuan rikthimin, ‘kriset’ sërish marrëdhënia mes Don Xhoni dhe Ariana Lirey-t? Modelja habit me veprimin e saj


Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey, janë një ndër emrat më të përfolur përgjatë kohëve te fundit në showbizin shqiptar.

Kjo për faktin se dyshja bënë bujë me deklaratat e tyre pas ndarjes dhe rikthimit të papritur disa javë më parë, të cilën e konfirmoi vetë reperi në projektin e tij më të fundit muzikor ku pjesë e klipit ishte bukuroshja ruse.

Mirëpo së fundmi, Ariana ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku një ndër pyetjet që i kishin drejtuar ishte:

 “Çfarë do të thuash për DonXhonin?”

E përgjigja e modeles i habiti të gjithë fansat pasi u shpreh:

“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund”- duke i bërë ata të dyshojnë se marrëdhënia mes dyshes mund të jetë krisur sërish dhe pse ata vazhdojnë ende ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Kujtojmë se zërat për rikthimn e çiftit erdhën pas disa fotove që bënë xhiron e rrjetit, ku Don Xhoni dhe Ariana u panë duke u puthur brenda një makine ‘cabriolet’.

 

© Panoramaplus.al