19 Tetor, 2022

Casual dhe pa make up, Georgina Rodriguez fotografohet duke bërë shopping


Georgina Rodriguez është fotografuar së fundmi duke shëtitur nëpër dyqanet në Cheshire të mërkurën.

E dashura e futbollistit  Cristiano Ronaldo  dukej mjaft elegante me veshjen e saj. Modelja kishte veshur një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, të kombinuara me një palë strece ngjyrë gri dhe golf të bardhë.

Bukuroshja, i kishte kapur flokët gërshet dhe kishte vendosur një kapele. Pa asnjë grim në fytyrë,  modelja e kombinoi look-un me disa vathë floriri.

Georgina është nënë e vajzave Alana Martina, katër dhe Bella katër muajshe dhe është njerka e tre fëmijëve të Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.

Kujtojmë se  Georgina Rodriguez është shprehur gjatë dokumentarit të saj në Netflix se humbja e djalit në prill ishte ‘momententi më i keq i jetës së saj’.

Modelja priste dy fëmijë binjakë me partnerin e saj futbollist Cristiano Ronaldo në prill kur ata dhanë lajmin e trishtë se djali i tyre kishte lindur i vdekur.

28-vjeçarja tregoi se pyeste veten se si mund të vazhdonte para por vetëm dashuria dhe mbështetja e familjes së saj bëri që ajo ta kapërcente ketë fatkeqësi.

Humbja shkatërruese e djalit të çiftit do të jetë një pjesë kyçe e sezonit të dytë dokumentarit të Georginës në Netflix-in spanjoll.

© Panoramaplus.al