17 Janar, 2020

Cardi B del në rrugë e mbuluar nga koka por e zhveshur në trup, lë pak vend për imagjinatën


Cardi B gjithmonë di sesi të tërheqë vëmendjen me veshjen e saj.

Dhe pikërisht këtë gjë bëri ndërsa u shfaq në Paris Fashion Week 2020 të enjten, ku u prezantua koleksioni i Laundered Works Corp dizajnuar nga bashkëshorti i saj Offset.

Ajo u sigurua që të gjithë të kthenin kokën drejt saj ndërsa mbante kokën të mbuluar me maskë dhe pjesën tjetër të trupit pothuajse të zbuluar.

27-vjeçarja nuk la vend për imagjinatën me veshjen transparente që nxirrnin në pah të brendshmet e saj të zeza.

Padyshim që zgjedhja e saj e çuditshme goditi edhe këtë herë pasi Cardi dukej shumë seksi me veshjen e saj.

 

© Panoramaplus.al