Prej disa ditësh, reperi i njohur Capital T ka paralajmëruar një surprizë të madhe që dot ë sjellë në Tiranë. Të gjithë nisën të mendonin për një koncert madhështor nga ana e tij.

Së fundmi, reperi ka vendosur që të zbulojë disa detaje të tjera nga kjo surprizë që ka për fansat e tij të shumtë.
Capital T ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram”, ku ka zbuluar se si do të jetë e ndërtuar skena e koncertit që do të mbahet më 19.09.2019.

Gjithashtu reperi është shprehur se kjo ka qenë ëndrra e tij që prej fillimit të karrierës dhe se tani po e bën realitet.
“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19
Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet.
Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza.”- shkruan Capital T në postim.

Ndërkohë që kanë vërshuar menjëherë komentet ku fansat tregojnë se po e presin me padurim.
© Panoramaplus.al
