18 Tetor, 2019

Capital T i zbulon ‘sekretin’ këngëtares, “Tayna, e dashuruar’


Ajo është një nga reperet e suksesshme dhe fama e saj ka marrë përmasa të mëdha. Duke qenë kështu Tayna është shumë e përfolur gjithashtu edhe për jetën e saj private dhe fansat e saj janë të interesuar të dijnë më shumë rreth kësaj gjëje.

Reperja e hiteve, ka marrë gjithashtu vëmendje edhe për paraqitjen mjaft provokuese dhe sensuale. Në foton e fundit të postuar prej saj në ‘Instagram’, ajo shfaqet e veshur me fustan të kuq provokuesm duke pirë diçka.

Në krah të fotos Tayna shkruan: “Filluam duke pirë për dashuri prapë”. Përveç komenteve të shumta që kanë vërshuar në foton e reperes, ai më i veçanti është i Capital T. “Është dashuruar”, i komenton ai.

Mos ndoshta duke qenë miq, ai i ka zbuluar një ‘sekret’ Taynas, që as ne nuk e dinim?

© Panoramaplus.al