9 Shtator, 2021

Camila Cabello flet pa dorashka, këngëtarja flet për problemet me shëndetin mendor: Në moshën 15-vjeçare vuaja nga…


Camila Cabello ka zbuluar se si izolimi nga Covid-19 e ndihmoi të ndryshonte jetën e saj pas nëntë vitesh punë intensive.

camila cabello (1)

Ylli i popit nuk la pa përmendur të dashurin Shawn Mendes, duke thënë se ka qenë në gjendje të mbështetet tek këngëtari në kohët e saj më të errëta, shkruan “The Sun”. Në intervistën e saj të fundit, Camila tha:

Para mbylljes po jetoja me një ankth të madh. Ishte e tepërt për mua dhe nuk ishte një situatë e qëndrueshme. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po dëgjoja vërtet se si ndihesha. Vazhdoja t’i thoja vetes gjithçka se ishte mirë,” Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë.

camila cabello (6)

Ajo që duhej të bëja ishte të thoja ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë, sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi. Pandemia më dha mundësinë të thoja ‘Le të mos vazhdojmë të vrapojmë me këtë këmbë të thyer, le ta rregullojmë’.

Në të kaluarën ka pasur shumë raste kur kam punuar larg shtëpisë dhe nuk kisha kohë për asnjë marrëdhënie, nuk kisha kohë të qëndroja e shëndetshme dhe e lumtur. Thjesht punoja pa pushim dhe nuk ndihesha mirë. Kjo është diçka që nuk do ta bëja kurrë më tani”,- tha këngëtarja.

camila cabello (3)

Camila u bë e famshme teksa ishte pjesë e grupit të vajzave “Fifth Harmony” në “US Factor” në 2012 para se të niste karrierën solo në 2016.

Por Camila thotë se suksesi erdhi me një çmim të lartë: “Ankthi është diçka me të cilin kam luftuar që kur isha adoleshente, prandaj kohët e fundit kanë qenë një periudhë vërtet pozitive për mua.

camila cabello (5)

Kam mësuar shumë për ekuilibrin, për t’i thënë jo gjërave sepse është më mirë për mua të bëj një orë terapi dhe të shoh miqtë e mi. Gjithçka ka të bëjë me mos lejimin e vetes për të arritur në pikën ku jam djegur”.

Albumi i tretë i Camila-s do të dalë në fund të këtij viti dhe ajo luan rolin e Hirushes moderne.

camila cabello (4)

Ajo tha: “Kjo Hirushja nuk pret që dikush ta shpëtojë. Ajo është ambicioze, e fortë dhe nuk ka njerëz të këqij atje, vetëm njerëz që luftojnë me traumat dhe historinë e tyre. Shumë nga përrallat më të vjetra janë shkruar nga burra, kështu që ato japin një perspektivë të vjetëruar mbi një histori ku një grua është protagoniste. Ky është një version i domosdoshëm i një përralle për 2021.”

camila cabello (2) camila cabello (1) camila cabello (3) camila cabello (2)

© Panoramaplus.al