26 Korrik, 2023

Camila Cabello e pranishme në ndeshjen Inter Miamit, fotografohet me David Beckham dhe Messin!


Këngëtarja, 26 vjeçe, Camila Cabello ishte prezente në ndeshjen e Kupës së Ligës ndërmjet Inter Miami dhe Atlanta United në Fort Lauderdale.

Artistja me famë botërore  gjatë ndeshjes u pa e veshur me një bluzë të bardhë që vinte në pah mesin e saj të tonifikuar, të kombinuar me një mini-fund, pastaj ajo ka pozuar me fanellen e Messit.

 

Në përfundimin e lojës ajo ka zbritur në fushë për të shkrepur disa foto me lojtari më në zë të botës Messi-n.

Por krah bukuroshes nuk kanë munguar as yje të tjerë ku nga postumet e saj në rrjetet sociale ajo shikohet edhe me bashkëpronarin e Inter Miami, David Beckham.

 

 

 

© Panoramaplus.al