Aktorja e famshme Cameron Diaz është bërë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare.

Ajo solli në jetë vajzën Raddix Madden me Benji Madden, duke nisur kështu dekadën e re me një bekim.
Çifti ndau lajmin e lumtur me anë të postimeve në Instagram.
“Jemi aq të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisëm këtë dekadë të re duke njoftuar ardhjen në jetë të vajzës sonë Raddix Madden,”- shkroi aktorja.
Diaz dhe Madden, të cilët zakonisht mundohen të qëndrojnë larg vëmendjes së medias, gjithashtu planifikojnë të jenë shumë privatë në lidhje me anëtaren e re të familjes së tyre.
“Ndërsa jemi të kënaqur që po ndajmë lajmin me ju, gjithashtu dua të mbrojmë fort privatësinë e vogëlushes sonë,”– shtoi Cameron. “Ne nuk do postojmë fotografi apo ndonjë detaj tjetër, përveç faktit se është shumë e lezetshme.”
Aktorja dhe anëtari i grupit Good Charlotte u martuan në vitin 2015.
© Panoramaplus.al

