13 Shtator, 2023

Calvin Harris kurorëzon dashurinë në martesë me prezantuesen e njohur në një ceremoni private!


Dj i njohur Calvin Harris, i ka dhënë fund beqarisë!

DJ dhe producenti skocez, u martua me prezantuesen e Radio 1, Vick Hope, me 9 shtator. Lajmi u konfirmua nga një burim i afërt me çiftin raporton ‘PEOPLE’.

Pasi u fejuan pranverën e kaluar, Harris dhe Hope u martuan në një ceremoni private gjatë fundjavës në Anglinë verilindore. Pritja e dasmës u mbajt në një tendë të zbukuruar me lule, ndërsa ceremonia u zhvillua jashtë.

Hope u pa për herë të parë me një unazë fejese me diamant në maj të vitit 2022 në shfaqjen e luleve të Chelsea në Londër, ku ajo mori pjesë së bashku me Harris. Kur u pyet nga ‘Revista Hello!’ nëse ajo dhe Harris kishin caktuar një datë martese, Hope u përgjigj se ajo po e mbante këtë informacion privat.

“E dini çfarë, jetën time private po e mbaj private”, tha Hope për revistën. “Nuk e kam përjetuar kurrë më parë këtë interes kaq të madh për jetën time private, por është vetëm mes nesh”.

 

© Panoramaplus.al