17 Shtator, 2023

“Ça ishte ajo veshje, si…”- Kiara Tito pozoi e veshur me brendin e famshëm, Luizi i hap sfidë… (Video)


Fituesi i “BBV” Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito që pas pjesëmarrjes në këtë reality show kanë rrëmbyer zemrat e mijëra fansave shqiptar duke u shndërruar kështu në një ndër çiftet më të dashura nga publiku.

Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet e saj sociale me reklama, apo edhe poza çasti, ku nuk mungojnë gjithashtu edhe foto ku Kiara shfaqet e veshur me firmat më në zë të momentit.

Së fundmi moderatorj ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto ku shfaqe e veshur me një koleksion të brendit “Balenciaga”.

Ajo çfarë nuk prisnim ishte mendimi i Luizit i cili pantallonat e këtij koleksioni i quan “barrnaveka” që lidhet me gjerësinë e tyre, kështu dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Kiara në “instastory”

Por Luizi nuk u ndal me kaq, duke i hapur sfidë partneres së tij.

Ai ka postuar një foto veshur me të njëjtat rroba si Kiara por me firmën e tij të personalizuar “Barrnavek”.

Shumë të qeshura dhe komente pozitive ka shkaktuar postimi i Luizit por ai nuk nguroi që me komentin e tij në foton e Kiarës të ironizonte edhe “gojët e liga” që flasin për ndarjen e çiftit.

“E shikoni? Kiara ne Tirane, Luizi ne Shkoder. Ju kam thene qe jane ndare?”- shkruan këngëtari.

 

© Panoramaplus.al