Rreth një javë më parë u nda nga jeta nëna e këngëtares së njohur Xhesika Polo.

Lajmi u njoftua nga vetë Xhesika dhe tezja e saj Valbona Mema.
Padyshim kjo ishte një humbje e madhe për këngëtaren, e cila e kujton me mall.
Në një postim në Instagram, ajo shprehet se e ëma do mbetet përgjithmonë në zemrën dhe mendjen e saj, duke e përshkruar si femra më e bukur dhe e fortë që ka njohur.
Gjithashtu Xhesika falënderon nënën që e rriti dhe mësoi të dojë veten e të bëhej e pavarur.
Ndërsa postimin e saj e mbyll me një dedikim prekës: “Unë buzëqesh sepse ti nuk doje të shihje asnjëherë lot në sytë e mi.”


