Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar mjaft fotografi “hot” nga plazhi, së fundmi. Teksa pozat e saj pëlqehen shumë nga ndjekësit, ka nga ata që kanë kapur një detaj tek fotot e Oriolës.

Pse modelja nuk ka asnjë foto duke qeshur? “Buzëqesh njëherë pra ..se je gjithë kjo bishë ..të dukesh më bukur akoma, i shkruan dikush.

“Sa të heq telat dhe vetëm me dhëmbë jashtë ke për të më parë”, i është përgjigjur Marashi e cila ndodhet me pushime në Ibiza.

Tani të shohim nëse Oriola do ta mbajë fjalën pasi të heqë telat. Do qeshë apo jo në foto.



