Këngëtari i njohur Butrint Imeri, i cili ka vite në tregun muzikor shqiptar, i ka mohuar gjithnjë zërat për romancë. Ai u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren Kiara Tito vite më parë. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

Mirëpo së fundmi Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana”, artisti u pyet se përse u nda nga Kiara Tito.
“Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”- u përgjigj Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër, moderatorja e ka mohuar gjithmonë se mes saj dhe Butrintit ka pasur një lidhje. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Megjithatë vitin e kaluar Kiara deklaroi publikisht se historia e saj e dashurisë ka marrë fund dhe ajo është beqare. Teksa ishte e ftuar një intervsitë në “Goca dhe Gra”, moderatorja foli hapur për historitë e saj të kaluara.
Në një lojë të organizuar ajo u pyet nëse do t’i jepte një mundësi ish të dashurit nëse do ti kërkonte një rikthim.

“Do ta rimendoja rikthimin”– tha Kiara Tito, e cila duke folur për ish të dashurit e saj zbuloi se edhe ka tentuar të krijojë shoqëri me njërin nga ata.
“Me një nga ishat e mi, tentova që të kisha shoqëri sepse vjen një pikë që mbyllen disa gjëra dhe hapet një eksperiencë e re, kanë ndryshuar shumë gjëra e s’ke më ndjenja. Por ne momentin që del e takon ose flet, tjetri edhe mund ta marrë si sinjal dhe nuk e pret mirë pjesën që mund ta kesh shok.”– tregoi Kiara.



