9 Tetor, 2018

Butrint Imeri flet për marrëdhënien me Kiara Titon: Se del me një vajzë…


Prej kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri.

Edhe pse ata janë kapur mat me njëri-tjetrin, asnjëherë nuk e konfirmuan këtë lidhje. Madje Kiara në intervista të ndryshme e mohonte kategorisht marrëdhënien me këngëtarin.

Por së fundmi Butrinti ishte i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës”, ku u pyet në lidhje me marrëdhënien me Kiarën. Ai i ka habitur të gjithë kur e mohoi lidhjen mes tyre dhe duke e quajtur moderatoren thjesht shoqe.

“Kiarën e kam shoqe dhe kur shkoj në Tiranë pi kafe me të. Se del me një vajzë nuk do të thotë që je në lidhje, se unë kam nevojë të kem shoqe. Ka shumë njerëz që më shohin dhe thonë: ‘Uaaa është e dashura e Butrinitit’. Jam në raporte shumë të mira, dal me të, shumë raport normal.”- është shprehur këngëtari.

© Panoramaplus.al