Disa vite më parë, Butrint Imeri dhe Soni Malaj patën një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin. E gjitha nisi teksa këngëtari ishte i ftuar në ‘Shiko Kush Luan”, ku u pyet se me cilën nga vajzat e fashme shqiptare do ishte çift i përkryer.

Për të dalë nga situata, Ylli Limani i propozoi emrin e Soni Malajt por Butrinti e refuzoi duke thënë se është e keqe.
E ky koment e zëmëroi asokohe këngëtaren e cila reagoi me anë të një postimi në Instagram duke vënë në pikëpyetje vlerat e Butrinit si këngëtar.
“Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit e tjerë’ mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshës,”- shkroi Soni.
Mirëpo duket se dyshja tashmë i kanë rregulluar raportet e tyre dhe i kanë lënë pas keqkuptimet pasi Soni ishte e ftuar në 27-vjetorin e Butrintit. Edhe pse artistja nuk e ka uruar publikisht atë, ajo ndau disa momente nga ditëlindja e tij.
Madje ishte dhe Butrinti i cili publikoi në InstaStory një foto ku shfaqej krahë Sonit, teksa pozonin mjaft të buzëqeshur.


