“Bashkëshorti im e mohon që po më tradhton me një kolege pune por unë e di që i ka ndarë izolimi, për momentin.”
Ky është rrëfimi i një gruaja për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun ajo shprehet se bashkëshorti e ka gënjyer shumë herë.

Rrëfimi i plotë:
Ai ka shkuar në pushime me kolege, ka ngrënë dreka dhe i ka blerë dhurata pas shpinës sime.
Unë jam 46-vjeçe dhe bashkëshorti im është 47. Gjithmonë e kam falur atë por është afruar jashtëzakonisht shumë me një kolege vitin e kaluar.
I kontrollova email-et dhe gjeta mesazhe dashurie. Kur u ballafaqova me të më tha se do shkëpuste çdo kontakt me të.
Por kam parë akoma më shumë mesazhe.
Unë e di që nuk kanë pasur asnjë kontakt përgjatë muajve të fundit por vetëm sepse punojnë nga shtëpia. Më është thyer zemra.
© Panoramaplus.al
