Një grua ka zbuluar se bashkëshorti i saj e tradhtoi me 30 gra të tjera. Madje ai e tradhtoi edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Coral Gibb zbuloi të vërtetën pasi i nisën dhimbjet e lindjes. Kur ajo u shkoi në shtëpi për të marrë çantën me rrobat e përgatitura të foshnjes që të shkonte në spital, i dashuri i saj Stivi u shfaq tek shkallët dhe insistoi që ajo të largohej menjëherë.
Vetëm kur ishte rrugës për në spital 23 vjeçarja kuptoi përse partneri i saj dëshironte që ajo të mos futej në shtëpi. Ai kishte marrë një grua tjetër në shtratin e tyre.

Kur Coral solli në jetën fëmijën e tyre të dytë, Bellan, ajo u përball me 33 vjeçarin, i cili pranoi se e tradhtone.
“Më shkatërroi ditën më të lumtur të jetës sime,”– u shpreh Coral nga Loëestoft, raporton The Sun. “I kontrollova telefonin dhe në email gjeta biseda të panumërta me një grua tjetër. Kur e pyeta pranoi se më kishte tradhtuar edhe më një femër tjetër. Më kërkoi falje, por ishte vonë, nuk mund ti besoja. Më tradhtoi ndërsa më erdhën dhimbjet e lindjes.”
Por më pas bashkëshorti i saj pranoi se nuk ishte vetëm këto dy tradhti.
“Ishte e pafalshme dhe mora vendimin e duhur sepse më vonë pranoi se kishte bërë seks me rreth 30 gra ndërsa ishim bashkë. Nuk e di ku e gjeti kohën. Ai u largua ditën tjetër nga shtëpia, kur dola nga spitali e vajzën,”-tregoi ajo.
Coral tani është beqare por e takon Stivin çdo ditë kur ai shkon të vizitojë fëmijët.
“Ai është një baba i shkëlqyer por është një i dashur i tmerrshëm. Nuk dua ta ndaj burrin tim me një grua tjetër, e lëre më 30 prej tyre,”- u shpreh Coral.
/Panoramaplus.al


