25 Dhjetor, 2019

Burri “me mjekër” grabit bankën në mes të ditës dhe u dhuron paratë kalimtarëve. Nuk do ta besoni si reagojnë ata


Një burrë grabiti një bankë dy ditë para Krishtlindjes, pastaj hodhi paratë në ajër duke uruar kalimtarët: Gëzuar Krishtlindjet.

Policia tha se një burrë me mjekër të bardhë grabiti Academy Bank në Colorado Springs mesditën e së hënës.

Ai grabiti bankën, doli dhe i hodhi të gjitha paratë në rrugë,”- tha dëshmitari Dion Pascale.

Ndërsa më pas shtoi: “Ai filloi të hidhte para nga çanta dhe pastaj tha: “Gëzuar Krishtlindjet!”

Më pas ai shkoi në një kafene pranë Starbucks, u ul aty dhe priti të vinte policia ta arrestonin.

Në një gjest veçanërisht festiv, kalimtarët raportohet se grumbulluan të gjitha paratë në rrugë dhe i kthyen sërish në bankë.

I dyshuari u identifikua nga policia si David Wayne Oliver, 65 vjeç. Ndërsa grabitjen e kreu i vetëm.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al